Montag, 17. Juni 2019

Mehmet Rrema: Vështrim për poezinë e Haxhi Muhaxherit



Pse është e bukur poezia? 

Jo vetëm se ajo është shkruar bukur nga ana estetike, sintsksore, figurative, as pse e bën poetin të përjetoi në mënyrë mjaft emocionsle një fenomen të natytës apo shoqëror, që nëpërmes shqisave të tij të thella, bën që në çast nëpër trup t'i kalojnë mornica, bën që aty për aty nga thellësia e shpirtit t'i dalin tinguj, e me këto tinguj të krijoi melodi, ta këndoi bile me zë të lartë a vajtoi atë që ndjen,por poezia është e bukur sepse kur ajo lexohet nga të tjerët, bashkëkohësit e poetit, por edhe breza,e breza të ardhshëm, do të kenë të njëjtat emocione, do të kërcasin dhëmbët nga dhembja apo do të ekzaltohen nga gëzimi. Është e bukur se ajo na jep një gjendje të caktuar të një personi a sendi apo të të një fenomeni,duke na e përshkruar bukur, por nga ky përshkrim sendet dhe fenomenet duken se lëvizin, marrin jetë, gëzojnë, apo hidhërohen. Është e bukur sepse në ato pak fjalë ajo na jep shumë. Është e bukur sepse duke e përshkruar me mjeshtri një objekt, ai, jo vetëm që merr trajta e ngjyra të gjalla, por duket se vërtetë në të është instaluar edhe shpirtë ,duket sikur objejtet lëvizin, flasin, ndjejnë si të ishin njerëz dhe këtë poeti nuk e bën në mënyrë mekanike, jo kurrësesi. Ai na e jep natyrshëm ashtu siç bën natyra me produktet e saj që i rrit dhe zhvillo me kujdes e përkushtim, edhe poeti me durim, e "kreh nusen" me durim mëkon dhe rrit fëminën dhe bile e mëson dhe si të sillet në shoqëri. E tillë është edhe poezia për poetin Haxhi Muhaxheri. Poezia për Haxhiun është si fëmia. Ai kujdeset shumë për të. Kjo është arsyeja pse nga pena e tij dalin poezi me vlera të larta artistike dhe estetike, poezi me përmbajtje të theksuar kombëtare; të cilat jo vetëm e pasurojnë fondin e poezisë tonë kombëtare, por i bëjnë nder edhe asaj evropiane e më gjërë. 

Pra, poeti Muhaxheri është pjesë e asaj plejade poetësh kosovar, që për arsye të vlerave të larta artistiken, cilido vend do të dëshironte t'i kishte të tijët. Ai ka një varg të përsosur në të gjitha parametrat e tij. I shkurtër, konçiz, i bukur estetikisht dhe me domethënje të thellë. E gjithë poezia e tij përshkohet nga mjë bosht i artë që është dashuria për atdheun dhe përpjekja për të ruajtur me fanatizëm deri në vetmohim çdo pëllëmbë të tij, çdo fjalë të gjuhës së bukur shqipe. Gjuhë standarte, plot figura dhe larg huazimeve apo futjes shabllon të fjalëve të panevojëshe, e pasur me figura që i japin poezisë së Haxhiut, një melodi të ëmbël. Ajo herë është e lehtë si flladi, por kur ia do puna, kur është në diskutim atdheu, ai kthehet në uragan që është gati të ngrej të vdekurit nga varri për t'i hedhur në sheshbetejë.

Zgjohu Ali Podrimja

E ti zëmë pritë të keqes

Ku është Ali Podrimja, mos vallë është duke fjetur?... Por poeti e thërret, e thërret se ka forcën magjike në fjalët e tij, ta ngrjë të vdekurin nga varri e ta bëjë bashkëluftëtar, për t'i zënë pritë të keqees që ka marrë shpatën dhe po kërcënon atdheun, të paprekshmin,të pazevendësueshmin,të madhërishmin, të shenjtin

Poezia ka fjalën dhe me anë të sajë,paraqet me vërtetësi kuptimin dhe përmbajtjen. Ajo i paraqet format dhe ngjyrat me anë të fjalës e kështu, ndryshe nga artet e tjera u jep edhe shpirtë të pastër e dinamik.

Zotin mallkova
Që as kokën e ktheu
Kur Kosovës ia lidhje plagët

Nuk duron padrejtësitë që t'i bëhen Kosovës poeti ynë. Ai Zot mbi Zot ka atdheun, prandaj kur ai shikon se çfarë padrejtësishë luhen më kurriz të Kosovë, e Zoti hesht ai ia lëshon mallkimin me tëro forcën e tij të fjalës, e për fat të mirë, fjala e tij është e fortë, mallkimi i tij, i cili del nga një shpirtë i pastër, por i plaguar nga padrejtësia, ai mallkim bie rëndë aty ku e adreso poeti sepse ai nuk ia do të keqen askujt, as edhe vetë Zotit, por mbi të gjitha do vendin e tij e për të është gati për çdo sakrificë. Kësisoj. kur shikon se Evropa hesht, duke qëndruar indiferente ndaj padrejtësisë që i bëhen një populli që gjithëmonë ka qenë në të drejtën e tij, duke mos cënuar të drejtat e të tjerëve; kur shikon se kjo Evropë bashkohet dhe puthet skutave me barbarin, ai me të drejtë e quan Evropëzezë.

Europëzeza prapë fle

e djalli me shajkaqë nge kry


Poeti nuk mund të heshti. Nuk mundet se atdheu ka nevojë për zërin dhe fjalën e tij të vyer, ashtu siç kemi nevojë ne për ajrin e pastër, ajërin që dikush po na e ndot e kjo ndoshta bën që atdheu të drobitet e të kërkoi ndihmë nga të vdekurit se të gjallët po e braktisin. E poeti Haxhi Muhaxheri, di edhe kujt t'i drejtohet. Sepse edh ai, adhtu si Ali Podrimja, ia di vuajtjet Kosovës.

Zgjohu... O burr i dheut

Të thërret Kosova
Me zërin e saj të mekur...


*    *    *


Këngët tona 

Të pushtojnë lartësitë

Ai do që këngët të pushtojnë lartësitë, Atje do që t'i shikoi, në maja. Dhe ai nuk do diçka si dhuratë, e aq më pak lëmodhë. Jooo, kurrësesi. Ai i do këngët në majë, do frutet e punës së tij. Madje, duke lozur edhe me
 ekstremet e parabolës së jetës, lindjes dhe vdekjes.

Do të varrosemi
Kur të na lindin të vdekurit
Për të lindur
Kur të vdekurit të na varrosin

Lindjen dhe vdekjen i afron kaq afër aq sa u alterno rolet. Në fakt këto dy ekstreme të parabolës së jetës dalin dhe përfundojnë në të njëjtën drejtëz, në të njëjtin rrafsh ku mbështeten apo marrin pikënisjen
Me një gjuhë të pasur, që të ngjall emocione nga njëra poezi tek tjetra ai vjen tek lexuesi qetë qetë e kuvendon shtruar si burrat qëmoti. Poezitë e tij të shkurtra por me një fuqi tëjashtëzakonëshme shorehje, të fusin në mendime dhe të joshin t'i rilexish,rilexosh e rilexosh. Poeti përdor një varg të shkurtër me pak fjalë, por të ngarkuar me mendime, kjo është karakteristikë e tij dhe një vlerë që pasuron poezinë tonë shqipe në tërësi


Sall një atdhe e ka Martini

Pra Martini nuk është si disa të tjerë që ndprrojnë fytyrë e atdhe sa herë ua lyp interesi i ngushtë. Jo ai, Martini i Haxhiut, ka vetëm një, për atë jeto, për atë gëzohet kur e sheh në ditë të bukura për atë hidhërohet kur e shikon në hall. Ai edhe gjumin e bën të mbushur me ëndërra sepse ka merak për atdheun të cilit po i kanosen ca uqër të zi e të vjetër.

Janë ata ujqër që më shumë se kushdo në botë i njeh Kosova,djepi i vuajtjeve, djepi i këngëve dhe të poezisë,djepi i rezistencës dhe gjenerimit të jetës si askush tjetër

*   *   *

Rrënjët thellë më tokë

Lirinë qeleshe mbi kokë

Kur lisat i ngulin rrënjët thellë në tokën dardane, nuk ka stuhi që t'i shkul, e kjo ua  mundëson ta mbajnë qeleshen e bardhë mbi kokë. Edhe përkunder faktit se 

përballë plisave dhe lisave qendrojnë shpesh korbat dhe Zoti i tyre vampir, Perunit i Madh me bijët e tij përbindësha. Ata kënaqen me vuajtjet e popullit të Kosovës aq sa dhëmbët u bijnë nga të qeshurat.

Dhëmbet u ranë së qeshuri

E Peruni i Madh*
Hiqte valle mbi kockat tona

*   *   *

Luadh gomerësh

a mal ujqërish të uritur
që e kafshojnë tinëz Lirinë

Ëshë i dëshpëruar poeti kur shikon se nganjëherë atdheut i duhet të përballet me ujqërit e uritur të cilët kërkojnë ta kafshojnë egërsish ku të munden e me ca gomarë që akoma thonë:- Inshalla nuk po na ha-
Se atdheu i sulmuar nga të katër anët nga ujqër, kthehet për poetin atdhrdashës në "plagë zemëre që rritet e rritet.

*   *   *

Tash - s'na mbeti tjetër

Veç t'i kujtojmë netët
Kur fshehtas loznim me yje
E zjarri ndizej brenda nesh

Shpesh poetin e gjejmë duke kujtuar ditët e shkuara. Nuk dihet kush dhe pse ia vrau verën. Dihet që ajo hohë ka mbetur e pa shlyeshme në shpirtin e poetit dhe duket se një arësye e fortë e ka shtyrë të pranoi një realitet që tashmë nuk mund të ndryshoi, por që do të kujtoi ato net të shkuar, kur brenda shpirtit u ndizej një zjarr..

E kur Ti më vjen

Sikur ma hap qiellin
Bien shtatë daulle
Dhe hëna puth diellin

Janë vërtetë perla, madreperla, u thonë italianët, poezitë lirike të shkruar me aq pathos nga dira e mjeshtri Haxhi Muhaxheri. Janë çaste ku ai pret t'i vijë ajo, apo ajo vjen rastësisht e në zemrën e tij çel pranvera, qielli hapet në tokë ndizet muzika, bien shtatë daullet, kurse në qiell dashnorët puthen në qetësinë e tyre e nën tingujt e këtij ahengu në tokë. Ja pra sa thjesht e bukur, ai me artin e tij arrin të bashkoi qiellin me tokën.



Linda e vdiqa 

Disa herë për Ty
Kështu i thotë poeti poezisë, për të cilën edhe detin e kaloi për vrimë të gjilpërës! Po edhe poezisë, sidomos asaj shqipe, i duhen poetë si Haxhi Muhaxheri.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen